C'e la vie Margaret,
nji grumbull shpatullash nder rriga t'lakume,
deri n'nji fryme t'holle gishtash,
aq t'holle sa me pershku gropa trupash t'orekste.

Nji lehje e parathanun,
qe korrigjon nji zhurme t'shpeshte urbani.
cdo t'marte t'patkume me dhimbjen tande,
derisa turinjte e tij bahen siluet,
derisa silueta perendon mbi t'hujt
derisa t'hujt lepijne ballin tand...

Asgja s'asht e jona Margaret.

N'kyt grusht litografesh t'amputum,
mundesh me u cmend,
mundesh me besu n'eshtna t'syve,
ma fort se n'buken e pabarabarte t'lirise,

po n'fund...
shemtia e nji muri larg durve me rruzare xanun,
ka me t'braktis te un...
te vetmia e pakrehun e nji burri t'bardhe.

Nji burri qe nji dite do t'shifsh nder tjere,
nji dite do t'hupsh nder tjere,
si nji mall qorr qe s'din ku me u ngul,
pervecse n'xhama me miza t'largume.

Asgja s'asht e jona Margaret,
vec nji fryme...

nji fryme e holle gishtash,
aq e holle sa me pershku gropa trupash t'orekste.



Commenti

Post più popolari