Edhe
mbreme beme dashuri.Duart e saj shemben katarsasin e ketyre diteve te
fundit kur milingonat ne shtepine tone sa vinin e shtoheshin.Beme
dashuri si dy qej qe iu eshte premtuar vdekja.E vdekja e tyre na la
pa fjale,ashtu ne kembe,perpara dy arkivoleve te zbehte,si fytyrat qe
zvarriten nga pas,e pa lule ne dore,pa asnje grushte dhè prej
dreresh,u thame lamtumire.
Me
preken gishtat e paqellimte deri mbi lekure,fluskonin ne ajer si miza
te terbuara kah nje xhami e mishi i saj abdikonte ne falje,i mbushur
me trishtimin e rruzareve te komose.
Ajo
te dielave shkon ne kishe.Ne te dielave bejme dashuri pa harruar
asnjehere presjet e afsheve te strehuara nen dritezen e bekuar
blu.Ajo gjithmone shpervjel kemishen e celet,mbyll grrilet e hap
dritaren pak sikur bota edhe pse e zbutur jashte,mund te there akoma
me fort plaget tona braktisese.E ndjej sesi makthet i sulen mbi
hipodromet e pjerreta qe mban nen gjoks e nuk bezaj.Pastaj,si nje
anije e mbajtur ne vend me zor,ndalet e pret.Pret udhetarin e
zakonshem teksa lag buzet.Une lag buzet.Pellumbat me ne fund behen
funderrira korbash e lekurat varen ne ajer.Zbulon kofshet,qe nuhasin ere te lemuar e ishulli ne mes te kurrgjese pret te perherhshmen
dallge.Ate qe nuk harron te trazoje bregun e hirte e te kthehet pas
ne toke.
Vjen
drejt meje si drite.Vetem se une nuk jam erresire.Bashkojme
pellembet.Burgosim qepallat.Perserisim shkallet,shpatulla te
perkulura,bar te semure.
Jemi pak dy.Nuk mjaftojme.A ndoshta jemi njeqind por prej nesh nuk rrjedh tjeter fryme.
Dua
ti them se dhemb kryqezimi i saj por e mbush me justifikime
trupi.Dua ti ngulet vetes e te harroje dhembet e mi te dobet.
Marrosemi,ajo shtiret,une vras nje tiger qe perndjek kopeshte
femijerie.Ndalemi.Ndalen autobuzat e nates.Ndalet Eva.Ndalen shpendet
e ballkoneve prej gjiri te derdhur.
Ndalemi.
Ky
qytet me qime te lashta pau bomba te bardha qe rrezonin shtylla.U
eten kockat e tij.Perandorite humben gjumin ne nje mur ferrash.Puthem
psalmen e profeteve pluraliste me shishe nder gjunj.
Pubertistet
vrane Zotin.Zoti vrau pubertistet.
Kuajt
u martirizuan ne makina shkrimi.Rrenjet e brinjeve tona ngordhen.E
pikerisht kur ngordhem dielli zgjodhi vetmine.
-Bombat
preken Konservatorin e Klitemnerstrave nje dite para se pulebardhat
te emigronin drejt lindjes.Nuk qe fat.Lufta vecse imiton fatin.Bombat
preken preherin e tokes e nder te gjithe bishat,ata qe bene
dashuri,mbyllen syte me pare.
Ndoshta
ajo nuk shkruan puthje te kqija mbi buzet e mia te varfera.Ndoshta
dora ime nuk e mban aq drejte peshen e saj.Mbreme pikasa medalionin
qe i pushton qafen e trajtat e panjohura te gdhendura mbi te.
Per
nje moment u shtira si terr.Per nje moment e ftova si drite e
zhargonjte e kohes,mu duken paperfillshmerisht te ndershem.Mund te
qaj pas shpines se saj,te qesh,te behem nje grush burre e te shkreh
mallkimet e debores qe floke-floke shkembohet mbi mua.Ndoshta ajo i
vret parajsat me pushke prej kartoni.Ndoshta parajsat jane frika e
saj me e madhe,sepse e di mire,se aty nuk ka vend per mua,e pa mua
Ajo hesht.
-Parajsat
u vrane diten kur Laureta P. mori nje telefonate nga spitali
qendror I atij kryeqyteti me sperkata hene diabolike,dhe Maria hapi
carcafet ngjyre molle dhjetori mbi telat e ballkonit te kateve te
poshtme,Ines lemoi kurrizin e maces se saj Kyri dhe fiku radion ne
gredencen me xhama te arte.Jaris nga parvazi me zogj te
vdekur,mendonte per ironite e parabolava dhe drejtshkrimin e korbave
nder telat e pertejme.Shpesh ky qytet ngjante me nje sterdhamc qe
ngadale do shnderrohet ne dicka normale.Tani per tani,qendron aty
lart,ashtu si I panevojshem,si anormal,derisa njerezit e tij te
ajrosin shtepite e vogla me eren e shiut te holle si kolle.
Ndoshta
une jam shkumesi i vetmise se saj andalusiane.Jam krejt i vogel,i
sheshte e me duar kallosh te verdha,e prape kur bejme dashuri,ndjej
se mund ta mbys ne gropen e ceket te vetes sime te pare.Trashet zeri
im shpupurises kur therras emrin e saj per se gjati e ndoshta ne nje
burg amfibesh qe ajo njeh,degjon e nuk pranon,e gjithe kjo i ngjan
neteve te thyera ne mes,qindra neteve me shputa te zbehta qe leme pas
si mjegull.
Ndoshta
ajo eshte ajer e une vecse nje damar uje e ndyre nga jeta.Eshte vrapi qe
mberthen arsyen pas nje driteze pertej fushave te shkreta.Une nje
stive e mrapambetun natyre te eger.Eshte varka qe me kujton ne cilin
uje premtoj token.Ndoshta po te vdes,ajo do te ndezi zjarrin me keto
intimitete te gjerbta ,do te zbuloje pluhurin ne biblioteken ne deren
e fundit majtas e gjithcka,njerezit,te gjalle a te vdekur
qofshin,s'do jene dicka e re.Do mesohet pa mua,sic mesohem une pa
ekzistencen e saj...apo do te qeshi,fort,fort si nje orgazem qe mezi
pret te zgjidhet nga litaret e nendheshem e do te sillet permbys nga
pulsimet e trupit te pagdhendur deri kur gjithcka te shkoje ne vend
te vet si buka kur ne pertypje behet hic e pushon.Atehere pushoj edhe
une.Nuk e lendoj.Nuk e vras.Nuk e harroj.E di ku eshte e ku bie.
Shtrin
krahet e perqafon ate grimce mish qe terhek pas vetes.E ndjej se
lutet.Per te duruar humbjen time ka shpikur ninullat e
Zotit.Shkretetirat e saj jane syte e te mbyllur qe me kujtojne
etjen.Qendroj ketu,nga larg percjell merzine e shkrepur nga gishtat e
saj te bute,te palevizshem,e prape te rremujshem e anakronike.
Ka
gjumin e nje kafshe.Asnje hene nuk zbret vize drite mbi lirine e
lugjeve te saj.Asnje bote,sado e vogel te shtiret,nuk mundet dot te
behet dhè nen shputat e saj,sepse logjika shkon deri ne fund te
absurdit,per te mesuar ate qe s'mund te jete e vertete.Hungerin ne
fund,nxjerr thonjte e shpirtit nga letargu e mundohet te lere nje
njolle pertej busulles se murit.
Une
e shoh tek perpjekjet i kthehen ne gulce e lexoj nje ditar me flete
ulliri te rrjepur.Dorezohet ne fund,si nje mace ne kohe pllenimi,pa
asgje tjeter,pervecse neverise se trupit prej duarsh te shkurtra.
-Laureta
P. u kthye ne shtepi nje dite pasi parajsat u vrane.Degjoi
gurgullimen e rrobave ne telat e asaj jete te mbledhur koke e kembe
bashke e me hapat antologjike iu largua botes.Me vone rane kembanat e
ores se nemur.Klavikulat e grave nderprene puthjet e dlirta.Nga
hekurat gjaku u shkul egersisht,pikoi mbi ata qe shkruajne per
banketet e Zotit.
Edhe
mbreme beme dashuri.
Perserites.Te
pangopur.Te merzitshem.Rrafshe te se njejtes semundje,jetes ne plumba
te vegjel qe mbarojne se lenduari driten.
Edhe
mbreme bombat ne fytyren e saj ortodokse gerryen te njejten
grope...ate qe une nuk qava dot kurre.
P.S Prej kohesh shkruj vetem ne gegnisht,por prej kohesh kjo krijese don me mbete e pakorrigjume.Urdhen,deshira e saj e urte! :)



Pasha nanen s'ka ma let se i oaske ra..
RispondiElimina